|
Hyrje
Falėnderimi
i takon Allahut qė mė mundėsoi tė vizitoj pėr
herė tė dytė vendin musliman ku banojnė
shqiptarėt. Pas njė ndėrprerje tė gjatė qė nga
vitet 1994 1996 m'u mundėsua qė nė muajin
nėntor 2007 t'i pėrgjigjem ftesės sė bėrė nga
myftiu i qytetit tė Elbasanit, hoxhė Agim Mersin
Duka si dhe nga drejtuesi i "Ēėshtjeve tė
Thirrjes Islame" nė kėtė qytet, hoxhė Gėzim
Karaj. Qėllimi i ftesės ishte organizimi i njė
kursi trajnimi pėr pėrgatitjen e kuruesve dhe
mjekėve nė pėrputhje me shkencėn e Kur`anit dhe
mjekimin profetik. Kėtė faqe e veēova pėr
Shqipėrinė sepse ēėshtja ka tė bėjė me rukjen,
magjinė, magjistarėt, hasedin, xhindėt dhe
shejtanėt.
Nė kurs morėn pjesė imamė, predikues dhe
myftinjė nga qytete tė ndryshme dhe pati dobi
shumė tė madhe. Falėnderimi pėr kėtė i takon
Allahut.
Vizita e parė nė Shqipėri
Vizita e parė ishte nė vitin 1994, nė muajin
Dhul Hixh-xhe 1414 H, ku prezantova nė therrjen
e kurbaneve tė dėrguara nga shoqata bamirėse tė
Arabisė Saudite, prezantova gjithashtu ndarjen e
tyre nė qytetin e Cerrikut ku ndodhej dhe
Instituti Islam El-Faruk. U nisėm nga kryeqyteti
i Shqipėrisė, Tirana para sabahut. Arritėm nė
qytetin e Cerrikut dhe mė ka ēuditur shumė ajo
qė pashė nė sheshin e madh qė ndodhej pėrkrah
Institutit. Turma muslimanėsh dhe muslimanesh
kishin dalė nga shtėpitė e tyre qė tė merrnin
pjesė dhe tė shikonin namazin e Bajramit. Ishte
hera e parė qė namazi i bajramit falej nė atė
formė.
Namazi i bajramit
Nuk e prisja qė tė shikoja njė pamje
madhėshtore si ajo dhe gjėja qė mė tėrhoqi mė
shumė vėmendjen ishin ato rrobat e bardha tė
cilat nuk i vesh askujt pėrveē arabėve, ato
kishin mbuluar njė sipėrfaqe jo tė vogėl tek
vendi i faljes. Pasi shikova me kujdes dhe pyeta
e mėsova menjėherė se shumica e tyre ishin
nxėnėsit shqiptarė tė Institutit. Falėm namazin
e Bajramit dhe dėgjuam hytben e pėrkthyer.
Predikuesi ishte njeri prej thirrėsave dhe
kujdestarėve tė Institutit. Tė gjithė njerėzit u
kėnaqėn mė hytben dhe nė ato ēaste ndjenė
krenarinė e Islamit dhe vėllazėrinė e
muslimanėve. Kjo u duk qartė pas mbarimit tė
namazit dhe hytbes, ku pėrshėndetjet dhe
pėrqafimet nuk tregonin veēse kuptimin e vėrtetė
tė vėllazėrisė.
Instituti El-Faruk
Ėshtė Instituti i cili mė bėri qė tė kthehem
nė vendim tim tė dashur pėr tė marrė gruan dhe
vajzėn timė tė vogėl nė atė kohė, sendet dhe
librat e mia dhe gjithēka qė mė duhej dhe pa u
mbushur dy javė u gjenda mes tė dashurve dhe
vėllezėrve tė mi, mėsues dhe nxėnės. Numri i
nxėnėsve nė atė kohė ishte dyzet. Kishin ardhur
pėr njė qėllim madhėshtor, i kishte shtyrė
dashuria pėr Islamin dhe muslimanėt nė njė kohė
kur shumica e tė rinjve ishin drejtuar nga ana
materiale dhe jetesa perėndimore. Por ata tė
rinj i dhanė pėrparėsi mėsimit tė fesė dhe
dėshiruan qė t'i kthenin vendit tė tyre fenė,
krenarinė dhe nderimin tė cilat ia kishte
pėrdhosur komunizmi. Qėndrova aty katėrmbėdhjetė
muaj si mėsues. Metodika e Institutit ishte e
njėjtė me metodikėn e mėsimeve tė Universitetit
Islam nė Medine. Nė fund tė atij viti shumica e
nxėnėsve u pranuan nė Universitetin Islam tė
Medines.
Kėtė foto tė Institutit e kam nxjerrė gjatė
vizitės sė fundit pas rikonstruksionit tė saj.

Ky institut ishte marrė me qera nga shoqata e
Vakėfit Islamik e cila ka qenė shkak pėr
pėrhapjen e fesė sė Allahut me anė mėsimdhėnies,
ndėrtimit tė xhamive, kujdesit pėr jetimėt si
dhe aktivitete tė tjera. Instituti pranoi pėr
studime dhe njėqind nxėnės tė tjerė pėrveē atyre
dyzet qė ishin mė parė me qėllim pėrgatitjen e
tyre qė mė vonė tė vazhdonin studimet nėpėr
universitetet e njohura nė Arabinė Saudite dhe
vende tė tjera. E me tė vėrtetė disa prej tyre
shkuan pėr studime edhe nė Siri, Liban dhe pasi
mbaruan studimet u kthyen nė vendin e tyre si
ftues nė rrugė tė Allahut.
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Aspekte nga vizita e parė
Gjendja e pėrgjithshme:
Gjendja e Shqipėrisė ishte e njėjtė si nė ēdo
vend qė doli nga regjimi komunist, popull i
nėnshtruar natėn dhe ditėn, me besim tė fshirė
pothuajse plotėsisht, me personalitet dhe
krenari tė nėpėrkėmbur. Kishin humbur pasuritė e
vendit tė tyre, kishin humbur fėmijėt e tyre pėr
shkak tė luftėrave. Ishte njė popull qė jetoi
varfėrinė dhe nuk e njohu dot pasurinė etj. Pra
gjendja e pėrgjithshme ishte vetėm gjurmėt e
shkaktuara dhe tė mbetura nga komunistėt.
Gjendja fetare:
Gjendja fetare gjatė periudhės komuniste. Qė nė
vitin 1928 (1347 H) u ngjit nė fronin mbretėror
Ahmed Zogu i cili ndaloi mėsimet fetare nėpėr
xhami dhe shkolla. Nė vitin 1937 (1356 H) nxorri
vendim pėr ndalimin e perēes tek gratė muslimane
dhe filloi pėrndjekjen e dijetarėve.
Nė vitin 1946 pas pėrfundimit tė luftės sė
dytė botėrore komunistėt shtrinė sundimin e tyre
me nė krye Enver Hoxha i cili u mundua me tė
gjitha metodat pėr tė zhdukur Islamin dhe
muslimanėt, vrau mijėra njerėz dhe mijėra tė
tjerė u arratisėn drejt vendeve fqinje. Me anė
tė sistemit stalinist u mundua tė fshinte
pėrkatėsinė fetare tė njerėzve. Nėpėrkėmbi
lirinė dhe besimin e njerėzve dhe me mure tė
hekurta e izoloi Shqipėrinė nga bota dhe nga
vendi i vetėm musliman nė Evropė. E shndėrroi nė
vendin e vetėm ateist jo vetėm nė Evropė por nė
gjithė botėn. Luftoi fetė dhe besimet, xhamitė i
shndėroi nė muzeume, magazina, dyqane dhe lokale
ndėrsa tė tjerat i shkatėroi plotėsisht. Nėn
kėtė ndikim u rrit njė brez pa ndjenja, Islami i
tė cilėve kishte vdekur pėrveēse tek ata tė
cilėt i mėshiroi Allahu. Kjo ishte njolla e zezė
nė historinė e Shqipėrisė.
Gjendja fetare pas rėnies sė komunizmit:
Pas rėnies sė sistemit komunist nė vitin 1990
muslimanėt shqiptarė morėn frymė lirisht dhe
Shqipėria filloi njė fazė tė re lirie. Reagimi i
njerėzve ishte shumė i fortė dhe kėtė gjė e
shfrytėzuan vendet e krishtere perėndimore pėr
tė realizuar qėllimet e tyre mė shumė sesa
vendet e botės Islame. Vetėm disa shoqata Islame
dhanė kontributin e tyre tė cilat deri diku ia
arritėn qėllimit, edhe pse nuk jo nė rezultatet
e duhura.
Medh`hebi hanefi ėshtė medh`hebi legjislativ i
pėrhapur mes shqiptarėve. Nė Shqipėri ekzistojnė
disa rryma tė devijuara sufije siē ėshtė
Bektashizmi.
Bektashizmi
Tarikati Bektashi ka si libėr tė shenjtė tė
ashtėquajturin Bujuruk origjinali i tė cilit
ėshtė nė gjuhėn e vjetėr tė Turkmenistanit.
Bektashizmi ėshtė njė nga degėzimet e tarikatit
Sifij. Atė e ka themeluar haxhi Bektash Veliu i
cili lindi nė Nisabur dhe jetoi Nė Khurasan.
Ishte prej zotėrinjve tė pasardhėsve tė imam
Musa El Kadhim. Morri mėsim nė Khurasan nga
Lukmani shejhu i sufistėve si dhe nga Ahmed
El-Buej. Vdiq nė vitin 738 H nė njė fshat dhe u
varros nė njė vend i cili u quajt me emrin e tij
Haxhi Bektash vend i cili vizitohet
rregullisht nga sufistėt. Thuhet gjithashtu se
themeluesi i kėtij tarikati ėshtė Baba Palmi i
cili ka vdekur nė vitin 922 H por nė renditjen e
evlijave tė tyre ai renditet i dyti ndėrsa Haxhi
Bektashi i pari. Ky tarikat u pėrhap shumė nė
Anadoll dhe Ballkan e mė pas kėtė tarikat e
pasuan shumė prej shqiptarėve. Bektashianėt kanė
njė dashuri tė ekzagjeruar pėr imam Aliun
(Allahu qoftė i kėnaqur prej tij). Ata
madhėrojnė dymbėdhjetė imamėt sidomos imam
Xha`fer Es-Sadik dhe pėrsėritin shpesh fjalėt
Allah, Muhamed, Ali.
Bektashianėt kur gabojnė ose bėjnė ndonjė
gjynah rendin me shpejtėsi pėr tu rrėfyer tek
Babai i teqesė prej tė cilit marrin faljen.
Bektashizmi ėshtė tarikat Sufij dhe nuk mund tė
anėtarėsohet askush me lehtėsi nė tė veēse pasi
tė ketė kaluar kohėn pėrgatitore e cila ėshtė
njė mijė e njė ditė.
Foto te disa anėtarėve tė tarikatit Bektashian
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|